FOTO/ 'Një kujtim i paharrueshëm', Pique pozon me 30 trofetë e fituar me Barcelonën

FOTO/ 'Një kujtim i paharrueshëm', Pique pozon me 30 trofetë e fituar me Barcelonën

20:08, 11/11/2022

Gerard Pique është tërhequr nga futbolli duke luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Barçës fundjavën e kaluar kundër Almerias. Ai u thirr për ndeshjen e së martës së kaluar kundër Osasuna, por nuk luajti pasi mori karton të kuq.

Pique ka pozuar me të gjithë trofetë që fitoi gjatë karrierës së tij te Barcelona në një fotosesion të organizuar nga klubi.

“Të mund t’i mbledhësh të gjitha këto kupa është një kujtim i paharrueshëm, shumë i vlefshëm”, u shpreh Pike.

30 titujt që fitoi me fanellën e Barçës janë: 8 La Liga, 3 Champions, 7 Kupa të Mbretit, 3 Kupa të Botës për Klube, 6 Superkupa Spanjolle dhe 3 Superkupa Evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco