FOTO/ Largohet Gazidis, Milani zyrtarizon drejtorin e ri të klubit

FOTO/ Largohet Gazidis, Milani zyrtarizon drejtorin e ri të klubit

18:27, 11/11/2022

Milani njoftoi se Ivan Gazidis do të largohet nga posti i drejtorit të përgjithshëm të klubit më 5 dhjetor, pasi në këtë datë kontrata e tij do të përfundojë.

Pas largimit të Gazidis, këtë post do ta marrë Giorgio Furlani.

Image

Që nga viti 2018, Giorgio Furlani ka qenë në bordin e drejtorëve të Milanit.

“Të drejtosh një klub që po hyn në fazën tjetër të rilindjes është një nder i madh për mua. Mezi pres të punoj me Paolo Scaronin, Paolo Maldini, Stefano Pioli dhe drejtuesit e tjerë të klubit”, tha Furlani.

Vlen të kujtojmë se Ivan Gazidis ishte drejtor i përgjithshëm i Milanit për katër vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco