Gjermania publikon numrat e fanellave që do mbajnë lojtarët në Botëror

Gjermania publikon numrat e fanellave që do mbajnë lojtarët në Botëror

18:12, 11/11/2022

Federata Gjermane e Futbollit ka bërë publike listën me numrat e fanellave të lojtarëve të grumbulluar për Botërorin 2022 në Katar.

Lojtarët kanë ndarë numrat nga 1 deri në 26 dhe bie në sy në fakt, se dy nga pjesëmarrësit e paktë të mbijetuar nga Botërori 2014 ku bën të tyrin trofeun, kanë ndryshuar numër.

Nëse Manuel Neuer (1) dhe Thomas Muller (13) u kanë mbetur besnikë numrave të tyre historikë, Matias Ginter dhe Mario Gotze kanë ndryshuar numrat e tyre në fanella.

Ginter ka kaluar nga numri 3 që mbante në vitin 2014 te numri 4 që mban tani, kurse Gotze hoqi dorë nga numri 19 që mbante në atë edicion në Brazil ku ishte ai i cili shënoi golin në finalen ndaj Argjentinës që i dha trofeun Gjermanisë.

Tashmë sulmuesi do të mbajë numrin 11 në fanellë, të cilin në edicion e vitit 2014 e mbante Miroslav Klose.

Lista e numrave

1 – Manuel Neuer

2 – Antonio Rudiger

3 – David Raum

4 – Matias Ginter

5 – Tilo Kehrer

6 – Joshua Kimish

7 – Kai Havertz

8 – Leon Goretzka

9 – Niklas Fyllkrug

10 – Serge Gnabri

11 – Mario Gotze

12 – Kevin Trap

13 – Thomas Muller

14 – Jamal Musiala

15 – Niklas Sule

16 – Lukas Klosterman

17 – Julian Brandt

18 – Jonas Hofman

19 – Leroi Sane

20 – Kristian Ginter

21 – Ilkai Gundogan

22 – Mark-Andre ter Stegen

23 – Niko Shloterbek

24 – Karim Adeyemi

25 – Armel Bella Kotchap

26 – Jusufa Mukoko

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco