‘Macron më kërkoi të qëndroja te PSG’, Mbappe: Isha shumë afër tërheqjes nga Franca, tifozët më quanin majmun

‘Macron më kërkoi të qëndroja te PSG’, Mbappe: Isha shumë afër tërheqjes nga Franca, tifozët më quanin majmun

15:50, 11/11/2022

Situata në lidhje me futbollistin francez të PSG-së, Kylian Mbappe nuk po qetësohet dhe në një intervistë për “Sports Illustrated” ai zbuloi se kush ishte çelësi i qëndrimit të tij në klub.

Mbappe ishte shumë afër transferimit te Real Madrid gjatë verës, por në fund ai vendosi të qëndrojë te PSG..

“Kemi pasur disa telefonata, në dhjetor, janar, shkurt, mars. Macron më telefonoi dhe më tha: ‘E di që dëshiron të largohesh, por dua që ta dish që je i rëndësishëm për Francën dhe se nuk do të doja të largoheshe. Ke një shans për të bërë histori këtu. Të gjithë të duan". I thashë se e vlerësoj. Është e pabesueshme që presidenti më telefoni dhe më kërkoi të qëndroja", tha Mbappe.

Gjatë intervistës ai foli edhe për Kupën e Botës në vitin 2018

"Performanca në Kupën e Botës më ndryshoi jetën. Para kësaj isha i famshëm, dhe pas Botërorit kishte një çmenduri. M'u desh kohë të mësoja të isha i qetë", tha sulmuesi i talentuar francez.

Kjo u pasua nga zhgënjimi në Euro 2020, dhe ai gjithashtu zbuloi se kishte menduar të tërhiqej nga ekipi kombëtar pasi humbi një penallti kundër Zvicrës në raundin e 1/8-tave, sepse ishte objektiv i abuzimit racist.

"Mendova se nuk mund të luaj për njerëzit që mendojnë se jam majmun. Nuk doja të luaja më, por njerëzit rreth meje më inkurajuan të vazhdoja. Të dorëzohesha nuk ishte një mesazh i mirë sepse jam shembull për shumë njerëz. Gjithashtu, kjo është Franca 'e re', prandaj nuk u dorëzova. U dërgova një mesazh të mirë të rinjve se ne jemi më të fortë se çdo gjë", përfundoi Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco