VIDEO/ ‘Ilaçi magjik’ rikthen dhe njëherë në qendër të vëmëndjes tenistin serb

VIDEO/ ‘Ilaçi magjik’ rikthen dhe njëherë në qendër të vëmëndjes tenistin serb

13:35, 11/11/2022

Pyetjet janë ngritur edhe një herë për Novak Gjokoviçin dhe suplementet që ai merr gjatë ndeshjeve pas një videoje të regjistruar nga spektatorët e ndeshjes së tij gjysmëfinale të Masters në Paris me Stefanos Tsitsipas .

Në video, partnerët e Novak Gjokoviqit shihen duke përgatitur një suplement në formë të lëngshme ku njëri prej tyre të jep përshtypjen se po mundohet të fshehë nga kamera lëvizjet..

“A mundet dikush që njeh tenis të më shpjegojë se çfarë po ndodh këtu dhe pse po bëhet në këtë mënyrë? Më duket tepër e dyshimtë”, ka shkruar gazetari që ka postuar videon përkatëse në Twitter .

Bashkëshortja e Gjokoviqit, Jelena, është shprehur për këtë çështje , kur një përdorues tjetër në Twitter i ka bërë thirrje tenisit serb që të mbajë qëndrim publik dhe të japë përgjigje për të gjithë skenarët që qarkullojnë.

“Ai do të flasë kur të jetë gati të flasë. E gjithë kjo marrëzi që disa njerëz flasin për atë që nuk janë gati sepse të tjerët janë të paduruar janë absurde. Mbylle gojën. Shikoni më shumë veten. Jo gjithçka që shihni është e dyshimtë. Mund të jetë diçka private. A nuk lejohet kjo?' ka shkruar gruaja e Gjokoviqit pa dhënë përgjigje të qarta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco