E kërkon gjysma e Europës, Endrick: Nuk kam një klub të preferuar

E kërkon gjysma e Europës, Endrick: Nuk kam një klub të preferuar

12:18, 11/11/2022

Ai është vetëm 16 vjeç, por Endrick tashmë është një nga lojtarët më të përfolur për të ardhmen e tij. Sulmuesi i Palmeiras mund të largohet nga klubi i tij vetëm në moshën 18-vjeçare, por disa emra të mëdhenj në Evropë tashmë po luftojnë për ta rekrutuar. Pra, kur mrekullia braziliane flet për të dëshirat e tij, fjalët e tij dëgjohen me vëmendje. I pyetur nga “So Foot” për të ardhmen , Endrick e bëri të qartë se ai nuk ka zgjedhur ende një destinacion dhe flet për idhujt dhe stilin e tij të lojës.

Stili i tij i lojës

“Unë jam dikush që nuk dorëzohet kurrë, që ecën përpara me punë, që projekton shpejt drejt qëllimit dhe është i zoti të ecë përpara. Por ajo që do të doja që njerëzit të dinim për mua është se nuk dorëzohem, është shenja ime, kam inat për të fituar, jap gjithçka nga vetja kur jam në fushë.”

Idhujt e Endrick

“Do të thoja Ronaldo Fenomeni dhe Cristiano Ronaldo, janë lojtarë që kanë cilësi me të cilat identifikohen, i kam parë shumë të luajnë. Më pëlqen shpejtësia, fuqia, mënyra se si kalopjnë në mbrojtje dhe më pas qëndrimi i tyre fitues. Ajo që unë përpiqem të bëj është dfitoj qetësinë e tyre brenda zonës dhe të shënojë shumë gola.

E ardhmja e tij

“Kam shumë ëndrra. Më pas është e vështirë t’ju përgjigjem me siguri, e di që ajo që më pret është në duart e zotit. Çdo gjë që më ndodh do të jetë mirë nëse qëndroj në rrugën e duhur, ndaj sot fokusohem te Palmeiras. Unë shikoj atë që po ndodh në Europë, e di që dua të luaj në turnet e rëndësishëm, Champions League, Kupa e Botës etj.”

Klub i preferuar

“Jo, në të vërtetë nuk kam asnjë. Unë i shikoj pothuajse të gjitha ligat e mundshme. Po kërkoj të mësoj nga këto klube të mëdha dhe nga këta lojtarë të mëdhenj, por unë nuk kam një klub favorit.”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco