Dy herë në disavantazh, Manchester United përmbys Aston Villa në pjesën e dytë

Dy herë në disavantazh, Manchester United përmbys Aston Villa në pjesën e dytë

09:36, 11/11/2022

Manchester United, është “hakmarrë” ndaj Aston Villas, pas humbjes 3-1 që i shkaktoi në datën 6 nëntor në kampionat, duke e mposhtur me përmbysje 4-2, në një sfidë tepër special, të vlefshme për fazën e 1/16 të EFL Cup, ku të gjashtë golat u realizuan në pjesën e dytë.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me Watkins në minutën e 48-të, ndërkohë që një minutë më pas Martial vendosi baraspeshën.

Ishte sërish Aston Villa që kaloi në avantazh pas autogolit të Dalot në të 61-tën, por vetëm kaq, pasi në minutat 67, 78 dhe 90+1’ United shënoi 3 golat e përmbysjes me Rashford, Bruno Fernandez dhe Mc Tominey.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco