Muriqi i lumtur te Mallorca: 'Po jetoj një ëndërr nga e cila nuk dua të zgjohem'

Muriqi i lumtur te Mallorca: 'Po jetoj një ëndërr nga e cila nuk dua të zgjohem'

21:01, 10/11/2022

 

 Vedat Muriqi është i lumtur në Mallorca. Sulmuesi kosovar po kalon në një formë fenomenale këtë edicion në La Liga ku në 12 ndeshje, ka shënuar plotë tetë gola, përfshirë këtu ndaj Real Madridit, Atletico Madrid, Villarreal.

Mbrëmë ishte vendimtar për Mallorca, pasi shënoi në fitoren minimale 1:0 ndaj Atletico Madrid.

Pas ndeshjes ai u shpreh shumë i lumtur në Mallorca, ku ka gjetur vendin e tij dhe shpreson të përfundojë karrierën e tij në ekipin spanjolli.

“Po jetoj një ëndërr nga e cila nuk dua të zgjohem”, tha ndër të tjera kosovari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco