Serie A/ Mjafton një gol i Kean  ndaj Veronës, Juventusi futet në zonën Champions

Serie A/ Mjafton një gol i Kean ndaj Veronës, Juventusi futet në zonën Champions

20:39, 10/11/2022

Juventusi siguroi fitoren e pestë radhazi në Serinë A, madje pa pësuar gol, në javën e 14-të të elitës së futbollit italian.

“Zonja e Vjetër” e zhbllokoi në minutën e 60-të sfidën me Veronën në transfertë falë golit të Moise Kean.

Në fakt, 22-vjeçari pati edhe pak fat në përmbylljen e aksionit, pasi topi i goditur prej tij fillimisht i devijua nga një mbrojtës më pas përfundoi në rrjetë, edhe pse u prek nga portieri.

Në minutën e 84-t, gjyqtari vërshëlleu duke bërë me shenjë nga pika e bardhe e penalltisë, por festa e lojtarëve vendës zgjati shumë pak, pasi nga verifikimi i pamjeve në sistemin VAR kryesori e anuloi vendimin.

Në minutat shtesë Alex Sandro e ka Juventusin në inferioritet numerik, po ishte shumë vonë që Verona të shmangte humbjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco