VIDEO/ Lojtari brazilian mëson ‘Live’ se është grumbulluar për Botërorin, familja e tij shpërthen në festë

VIDEO/ Lojtari brazilian mëson ‘Live’ se është grumbulluar për Botërorin, familja e tij shpërthen në festë

20:20, 07/11/2022

Trajneri i Brazilit, Tite, publikoi listën me 26-futbollistët e grumbulluar për në Botërorin e Katarit, event që starton më datë 20 nëntor.

Pjesë e listës ishte edhe Richarlison, sulmuesi i Tottenhamit. Në fakt, për Richarlison pati dyshime të mëdha duke qenë se pësoi një dëmtim me skuadrën angleze dhe javët e fundit ka qëndruar jashtë fushave.

Megjithatë, Tite beson te sulmuesi dhe rikuperimi i tij i plotë për në Botëror ndaj vendosi ta grumbullonte.

Por, Richarlison nga ana tjetër, kishte dyshime deri në fund dhe në momentin që mësoi se emri i tij ishte pjesë e listës së Selecao, nuk u përmbajt duke festuar me njerëzit e tij më të afërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco