Rikuperohet Varane, gati t’i bashkohet Francës në Katar

Rikuperohet Varane, gati t’i bashkohet Francës në Katar

19:43, 07/11/2022

Raphael Varane pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës “Katar 2022”, që do të fillojë më 21 nëntor.

Qendërmbrojtësi kishte pësuar një dëmtim më 22 tetor, në ndeshjen e Manchester Unitedit kundër Chelseat.

Dëmtimi i tij u përcoll me shqetësime edhe te Kombëtarja e Francës, duke marrë parasysh se këtë muaj nis Kupa e Botës.

Por, sipas “L’Equipe”, Varane është në rrugën e duhur në rikuperimin e tij dhe tashmë është kthyer në ushtrime vrapimi.

29-vjeçari nuk pritet të luajë në ndeshjet e ardhshme të “Djajve të Kuq” para pushimit, por ai do të jetë gati për t’iu bashkuar Francës në Katar, nëse merr një ftesë nga përzgjedhësi, Didier Deschamps.

Ftesa për Varanen nuk pritet të mungojë, pasi ai vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë te kampionët në fuqi të botës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco