Inzaghi komenton sfidën me Porton në Champions League

Inzaghi komenton sfidën me Porton në Champions League

18:00, 07/11/2022

Interi do të përballet me Porton në fazën e 1/16-ave të Champions League.

Zikaltrit do të jenë përballë Portos, një ekip i cili drejtohet nga ish-lojtari i Interit, Sergio Conceciao.

Për këtë sfidë, Simone Inzaghi ka bërë komentin e tij.

“Për të dytin vit radhazi do të luajmë në 16-tshe, më në fund Interi është rikthyer për të luajtur në vazhdimësi në një fazë kaq të rëndësishme të Europës. Do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme, në dy stadiume plot dhe përballë një publiku të veçantë.

Ne e respektojmë Porton, ata janë një skuadër që prej vitesh po ecën mirë në Champions League. Trajneri është Conceciao, shoku im i skuadrës kur luanim te Lazio prej vitesh, e njoh shumë mirë.

Qëllimi ynë është që të kalojmë turin dhe t’i japim një ëndërr tifozëve tanë, atë të luajtjes në çerekfinale. Nuk do të jetë aspak e lehtë, do të duhet të punojmë për të qenë gati për një sfidë të dyfishtë ku detajet do bëjnë diferencën. Do të jenë dy sfida të bukura, ne do të jemi gati”, është shprehur Inzaghi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco