Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Zyrtare/ Shkarkohet ish-trajneri i Brojës, merr fund aventura 4-vjeçare me Southampton

Zyrtare/ Shkarkohet ish-trajneri i Brojës, merr fund aventura 4-vjeçare me Southampton

11:35, 07/11/2022

Ralph Hasenhuttl është shkarkuar nga posti i trajnerit të Southamptonit, aty ku qëndronte prej dhjetorit të vitit 2018. Tekniku austriak regjistroi ndeshjen numër 173 në pankinën e “Shenjtorëve” në humbjen 1-4 ndaj Newcastle.

Siç raportoi The Athletic, drejtuesit e klubit anglez janë jashtëzakonisht të pakënaqur me rendimentin e skuadrës në Premier League dhe vendosën të shkarkojnë 55-vjeçarin nga Grazi.

Southampton, fanellën e të cilit e veshi Armando Broja sezonin e kaluar, renditet në vendin e tretë nga fundit në ishull me vetëm 12 pikë të grumbulluara në 14 sfida të luajtura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco