Vlahovic alarmon kombëtaren serbe, dëmtimi mund t’i rrezikojë Botërorin

Vlahovic alarmon kombëtaren serbe, dëmtimi mund t’i rrezikojë Botërorin

22:26, 06/11/2022

22-vjeçari nuk u grumbullua nga trajneri i bardhezinjve Massimiliano Allegri edhe për supersfidën kundër Interit. Vlahovic nuk ka qenë i disponueshëm për Juventusin edhe për sfidat kundër Lecce dhe Psg.

Në situatën që ndodhet sulmuesi, gjithçka mund të mendohet gjithashtu mospjesëmarrja në Kupën e Botës. Vlahovic është një nga lojtarët kyç të kombëtares së tij dhe në këto kushte do t’i vështirësonte situatën trajnerit Dragan Stojkovic.

Dusan Vlahovic vijon të mos jetë i grumbulluar për ekipin pas shqetësimeve të tij. Në përballjen kundër Benficës në Champions League, sulmuesi serb kërkoi zëvendësimin sepse ndjeu një shqetësim dhe nga frika që mos të kthehej në një dëmtim. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco