Muriqi i jashtëzakonshëm, realizon golin e radhës me Mallorca

Muriqi i jashtëzakonshëm, realizon golin e radhës me Mallorca

20:38, 06/11/2022

Vedat Muriqi ka rilindur te Mallorca. Bomberi dardan gjeti golin e radhës me ekipin ishullor, që sot arriti një fitore të madhe 0-2 ndaj Villarealit.

28-vjeçari ishte protagonist absolut me gol dhe asist. Muriqi shfrytëzoi një krosim të Daniel Rodriguez në minutën e 33’ dhe dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të menjëhershme.

Ky ishte goli i tretë radhazi për sulmuesin e Kosovës, i cili është ngjitur në kuotën e 7 golave në La Liga. Më mirë se ai kanë bërë vetëm Robert Lewandowski i Barcelonës (13) dhe Borja Iglesias i Real Betis (8).

Mallorca realizoi edhe golin e qetësisë 14 minuta përpara fundit. Muriqi uli bukur me kokë një top për Amath Ndiaye, i cili tundi rrjetën kundërshtare me një goditje fantastike me të majtën.

Mallorca regjistroi rezultatin e tretë radhazi në La Liga, aty ku renditet në vendin e 12-të me 16 pikë, ndërsa Quique Setien duhet të presë ende për të siguruar pikët e para si trajner i Villarealit në kampionatin spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco