Allegri: Ndeshja ndaj Interit është me tension të lartë, Vlahovic në dyshim

Allegri: Ndeshja ndaj Interit është me tension të lartë, Vlahovic në dyshim

17:39, 06/11/2022

 

Massimo Allegri në konferencën e tij për shtyp në prag të sfidës ndaj Interit e cila do të luhet nesër mbrëma në Torino, ka folur rreth kësaj sfide dhe për disa prej lojtarëve të tij.

“Ndeshja është e rëndësishme, është derbi italian, është Juventus-Inter. Është një ndeshje emocionuese, me tension të lartë, një ndeshje e bukur për t’u luajtur.

Bremer, Di Maria dhe Vlahovic janë shëruar, por sulmuesi serb është në dyshime sepse ende nuk është në formën e tij më të mirë. Nesër në mëngjes do t’i shohim. Dy të tjerët do t’i vlerësojmë në mëngjes nëse do të startojnë nga minuta e parë apo jo”, është shprehur Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco