Arsenali fiton derbin e Londrës, Broja nuk lë gjurmë

Arsenali fiton derbin e Londrës, Broja nuk lë gjurmë

15:54, 06/11/2022

Arsenali ka triumfuar me një gol në derbin e Londrës ndaj Chelseat duke rimarrë kreun e Premier League-s.

Arsenali i Artetës dominoi thuajse gjatë gjithë kohës takimin, ndërsa ndeshja u vendos nga një gol i realizuar nga braziliani Gabriel.

Në këtë takim, Poter aktivizoi në minutën e 64-t Armando Brojën, i cili nuk mundi të linte gjurmë në këtë ndeshje, duke qenë thuajse gjatë gjithë kohës i mbuluar ashpër nga mbrojtësit e Arsenalit.

Pas këtij triumfi, Arsenali shkon në kuotën e 34 pikëve, në krye të klasifikimit, ndërsa Manchester City mban vendin e dytë me dy pikë më pak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco