MotoGP/ Bagnaia dhe Ducati kampionë bote në Valencia!

MotoGP/ Bagnaia dhe Ducati kampionë bote në Valencia!

15:25, 06/11/2022

Kampioni i botës në MotoGP 2022 është Pecco Bagnaia. Piloti i Ducatit ishte më keq se rivali i tij Fabio Quartararo në Valencia GP, raundi i fundit i sezonit, por nuk ka rëndësi: ai arrin të qëndrojë përpara tij në renditjen e përgjithshme dhe trembëdhjetë vjet më vonë, e kthen Italinë në krye të Kampionatit Botëror.

Image

Pecco feston dhe e bën këtë nën sytë e Valentino Rossi, azurri i fundit që triumfoi, i pranishëm në pistën e Ricardo Tormo. Fitorja e garës i shkon Alex Rins; në podium me të edhe Jorge Martin dhe Brad Binder, ndërsa Marc Marquez e mbylli sezonin me zero fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco