Tifozët Atl Madrid të zhgënjyer: Ju nuk e meritoni këtë fanellë

Tifozët Atl Madrid të zhgënjyer: Ju nuk e meritoni këtë fanellë

09:46, 02/11/2022

Tifozët e Atletico Madrid ishin jashtëzakonisht të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës në Champions League. Los Colchoneros për herë të parë në historinë e tyre përfunduan në vendin e fundit në grup.

Një ditë më parë, skuadra spanjolle luajti  kundër Portos (humbi 2-1) në kuadër të javës së fundit të fazës së grupeve të Champions League.

Pas dështimit, tifozët iu drejtuan lojtarëve që shkuan në dhomën nën tribunë. Ata u bërtitën lojtarëve: “Nuk e meritoni këtë fanellë”.

Në kampionatin e Spanjës, Atletico zë vendin e tretë në renditje. Ndeshjen e radhës Diego Simeone do ta zhvillojë kundër Espanyolit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco