Jude Bellingham, mesfushori më i kërkuar në botë, Borussia Dortmund rrit edhe më shumë çmimin

Jude Bellingham, mesfushori më i kërkuar në botë, Borussia Dortmund rrit edhe më shumë çmimin

18:04, 01/11/2022

Bildi gjerman ka publikuar informacione se drejtuesit e Borussia Dortmundit do të kërkojnë një shumë prej 150 milionë eurosh për mesfushorin e tyre Jude Bellingham.

Edhe pse Marca spanjolle së fundi publikoi informacione se Real Madridi është gati të paguajë 100 milionë euro për talentin anglez, Bild tani ka shkuar një hap më tej dhe ka bërë të ditur se Borussia Dortmund do të kërkojë 50 milionë euro shtesë për lojtarin e tyre, që në fund janë 150 milionë euro.

Është e qartë se 50 milionë shtesë, do të ndryshojnë ndjeshëm planet e Realit, por edhe të të gjitha klubeve të tjera që duan ta shohin këtë Bellingham në radhët e tyre, ndaj do të jetë shumë interesante të shihet nëse Borussia do të ndryshojë mendje, për këtë çështje ose nëse do të shfaqet një klub që është i gatshëm të paguajë këtë shifër.

Anglezi mbërriti te Borussia në moshën 17-vjeçare për 25 milionë euro nga Birmingham dhe për klubin gjerman ka luajtur 109 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola me 20 asistime.

Bellingham bëri debutimin e tij për kombëtaren e Anglisë në nëntor 2020 dhe që atëherë ai ka zhvilluar 17 paraqitje.

Në këtë sezon, ai ka luajtur gjithsej 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar nëntë gola dhe duke regjistruar dy asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco