Lajmi i fundit

VIDEO/ Baton Haxhiu futet në SPAK

Klubet e Premier League në garë për 21-vjeçarin ukrainas

Klubet e Premier League në garë për 21-vjeçarin ukrainas

11:35, 01/11/2022

Ylli në rritje i Shakhtar Donetsk, Mykhaylo Mudryk po tërheq vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, përfshirë Manchester Cityt.

Sipas raportimeve të fundit, për 21-vjeçarin ukrainas do të garojnë për ta bërë pjesë të ekipit edhe kampionët e Premier League.

Duke folur për ‘Calciomercato’, drejtori sportiv i Shakhtar, Carlo Nicolini ka konfirmuar interesimin e dy gjigantëve të Premier League, Arsenal dhe Manchester City.

I njëjti nuk ka përjashtuar mundësinë që për Mudryk të pyesin edhe skuadra të tjera ditëve të ardhshme.

Mykhaylo Mudryk ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 7 asistime në 12 ndeshje këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco