'Shqipëria U17 kalon turin në Kampionatin Europian’, Duka: Sukses i merituar, konfirmuan edhe njëherë rritjen e futbollit shqiptar

'Shqipëria U17 kalon turin në Kampionatin Europian’, Duka: Sukses i merituar, konfirmuan edhe njëherë rritjen e futbollit shqiptar

21:48, 31/10/2022

Kualifikimi i kombëtares shqiptare U17 në turin e dytë të një turneu të UEFA-s ishte kthyer në një makth të mirëfilltë prej shumë vitesh, pasi përfaqësuesja kuqezi i jepte lamtumirën gjithmonë aktiviteteve që në ndeshjet e para të saj. Një seri që ka marrë fund në këtë sezon, me skuadrën e drejtuar nga Ervin Bulku e cila tashmë mund të festojë qetësisht pjesëmarrjen në Elite Round.

Shqipëria U17 u rendit e treta në grupin e saj kualifikues, me dy vendet e para që kalonin automatikisht në turin tjetër. Por fakti që i kishte marrë pikë Uellsit që u rendit në vendin e parë, në një barazim pa gola, bëri që kuqezinjtë e vegjël të sigurojnë një nga vendet që formula e kampionatit garanton duke marrë për bazë te tretat më të mira të të gjitha grupeve kualifikuese.

Pas kualifikimit të kombëtares shqiptare U17, ka reaguar dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në një postim në ”Facebook”, Duka ka uruar 17-vjeçarët e drejtuar nga Ervin Bulku, duke u shprehur se kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, pasi kuqezinjtë e vegjël kishin përballë emra të mëdhenj të futbollit.

Postimi i plotë i Dukës:

Kualifikimi i kombëtares se 17 vjeçarëve një tjetër sukses historik i futbollit Shqiptar ne këtë vit 2022.

Sukses i merituar i djemve te talentuar te Kombëtares 17 vjeҫare të drejtuar nga Ervin Bulku, që arritën në Elite Round të Europianit 2023.

Një arritje e rëndësishme duke parë që kuqezinjtë e vegjël përballeshin me emra të mëdhenj të futbollit evropian si Suedia, Uellsi dhe Kroacia. Tre ndeshje shumë pozitive që konfirmojnë edhe njëherë rritjen e futbollit shqiptar dhe vijimësinë e një pune intensive shumë vjeçare që po bëhet me futbollin e moshave.

Vitin e ardhshëm i presim 3 finale të mëdha për të cilat unë jam besimplotë se do të dhurojnë paraqitje shumë të mira e do të nderojnë fanellën kuqezi.

Shumë urime çuna!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco