Superiore/ Tirana kthehet bindëse dhe fut në krizë Kukësin, Egnatia mposht Partizanin kryesues

Superiore/ Tirana kthehet bindëse dhe fut në krizë Kukësin, Egnatia mposht Partizanin kryesues

16:00, 30/10/2022

Janë luajtur edhe dy sfidat e mbetura të javës së 10-të në Kategorinë Superiore.

Tirana është rikthyer tek fitorja, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Kukësit në “Selman Stermasi”.

 Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në të dytën, bardheblutë shfrytëzojnë superioritetin numerik pas daljes me karton të kuq të Ndrecës dhe shënojnë 3 gola në portën e verilindorëve.

I pafat Xhixha, të cilit i janë anuluar 2 gola në këtë takim. Tirana ngjitet në vendin e dytë në renditje dhe qëndron vetëm një pikë larg Partizanit, ndërsa Kukësi mbetet në kuotën e 11 pikëve në vendin e shtatë.

Në ndeshjen tjetër, Egnatia ka arritur një fitore fantastike me rezultatin 3-0 përballë Partizanit brenda në Rrogozhinë.

Penalltia e Fernandos dhe dy golat e Zejnullait ishin ata që vulosën fatet e këtij takimi, me rrogozhinasit që marrin fitoren e dytë radhazi me Shpëtim Duron në krye.

Kështu Egnatia ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë, teksa Partizani vazhdon të kryesojë me 19 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco