VIDEO/ Gattuso u hakërrehet lojtarëve të tij, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

VIDEO/ Gattuso u hakërrehet lojtarëve të tij, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

14:28, 30/10/2022

Valencia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Barcelonës, por në fund doli pa pikë pas golit të Robert Lewandowskit në minutat shtesë. Gennaro Gattuso foli për Dazn në lidhje me disfatën e hidhur në “Mestalla”, duke mos e kursyer një mesazh për lojtarët e tij.

“Kur luan me ekipe si Barcelona, ​​nuk të falen gabimet, nuk mund të gabosh. Skuadra ishte e guximshme, thjesht duhet të vazhdojmë kështu. Ekipi është i gjallë, loja është e mirë dhe mentaliteti i duhuri.

Duhet të flasim pak dhe të punojmë shumë. Valencia është një klub historik që ka luajtur finale të Champions League dhe ka fituar kampionate. Duhet të falënderojmë tifozët, të vazhdojmë me këtë stil dhe të marrim rezultate pozitive.

Më vjen keq për rezultatin, por jam shumë i lumtur që punoj në një klub si ky”, deklaroi ish-mesfushori i Milanit, i cili u bë sërish protagonist gjatë ndeshjes, pasi një tip gjaknxehtë si ai nuk ndryshon kurrë.

Videot ku i hakërrehet lojtarëve të tij bënë menjëherë xhiron e rrjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco