Eto'o injoron Henry-n: Nuk ishte në nivelin tim, por as në atë të Anelkas

Eto'o injoron Henry-n: Nuk ishte në nivelin tim, por as në atë të Anelkas

10:19, 29/10/2022

Ish-sulmuesi kamerunian Samuel Eto’o ka pohuar se ai ishte në një nivel të ndryshëm nga ish-bashkëlojtari i tij i Barcelonës, Thierry Henry. Ata luajtën së bashku për dy sezone te Barça, por beson se francezi nuk ishte në nivel aq të lartë.

Ai më tej pohoi se golashënuesi rekord i Francës dhe Arsenalit, i konsideruar gjerësisht si një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave nuk ishte as aq i mirë sa bashkatdhetari Nicolas Anelka.

Të gjitha rrëfimet e Eto’o-s, janë shfaqur në një video të postuar nga Footballogue. Deri tani askush nuk i është përgjigjur pretendimeve të çuditshme të 41-vjeçarit.

“Unë mendoj se Thierriy Henry nuk ishte në nivelin e Anelka. Titi ishte i mirë, por unë i njihja lojtarët. Preferoja lojtarë të tjerë. Në çdo rast, ai nuk ishte në nivelin tim”, shpreh Samuel Eto’o.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco