Cassano: Me Allegrin, Juventus rrezikon një fund si ai i 'Titanikut'

Cassano: Me Allegrin, Juventus rrezikon një fund si ai i 'Titanikut'

09:31, 29/10/2022

Prej fillimit të këtij sezoni, Antonio Cassano është shndërruar në një nga personat më kritikë në drejtim të trajnerit të Juventus, Massimiliano Allegri. Ish-sulmuesi është rikthyer të sulmojë teknikun livornez të bardhezinjve ndërsa thekson se klubi rrezikon të dëmtohet nga ana financiare nëse vijon të mbajë në stol Allegrin. Sipas Cassanos, Juventus rrezikon një fund si ai i “Titanikut”.

“Juventus rrezikon “gjakderdhjen” prej Allegrit. Mendon se është dinak, por nuk shoh që futbollistët ta ndjekin në fushë, nuk është më i besueshëm. Ende nuk e kuptoj si Juventus po e mban në drejtim, çfarë presin? Ndoshta, presin një fund si të “Titanikut” që të marrin një vendim.

Ka shpenzuar 100 milionë euro për Vlahocic dhe Zakaria, e më pas bëjnë këtë figurë m… Tifozët nuk e meritojnë këtë. Justifikimet ndoshta mund t’i përdorin trajnerë si Guardiola, Ancelotti apo Klopp që në fund ia dalin të marrin rezultate dhe trofe. Nëse Juventus vazhdon në këtë drejtim, atëherë për ta do të jetë një apokalips financiar”, u shpreh Cassano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco