Conte-s nuk i del inati me VAR: Më mirë të mos e them atë që mendoj, kërkoj vetëm ndershmëri

Conte-s nuk i del inati me VAR: Më mirë të mos e them atë që mendoj, kërkoj vetëm ndershmëri

23:08, 28/10/2022

Tottenham pa t’i anulohej goli i fitores në minutën e 95-të në sfidën e Champions League ndaj Sportingut të Lisbonës.

Në këtë formë, Spurs nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 dhe tashmë kanë nevojë edhe për një pikë për t’u kualifikuar në 1/8-tat.

Por, trajnerit Antonio Conte nuk i del inati me sistemin VAR që sipas tij gaboi në anulimin e golit të Harry Kane.

Tekniku italian theksoi në konferencën për shtyp para ndeshjes në kampionat ndaj Bournemouth se është më mirë të mos e flasë publikisht atë që mendon rreth VAR ndërsa shtoi se kërkon vetëm ndershmëri.

“Në ndeshjen ndaj Sportingut, VAR-i gaboi dhe për këtë nuk kam ndryshuar mendim. Kemi pësuar një dëm të madh, është e pamundur që gabimet vijojnë edhe me VAR. Ishte e gjithë koha në dispozicion, si mund të gabohet? Më mirë të mos e them atë që mendoj për VAR. Nis feston dhe më pas duhet të presësh pesë minuta për një vendim, ky nuk është futboll. Kjo bën që emocionet të “mbyten”, sidomos ato të futbollistëve.

Nëse të duhen katër apo pesë minuta për një vendim atëherë do të thotë se nuk je i qartë në gjykim. Është e pabesueshme. Në ndeshjen ndaj Newcastle, një lojtar kundërshtar bllokoi Hugo Lloris. Pse nuk ndërhyri VAR, pse? Ishte një gafë e rëndë, të gjej përgjigje në këtë moment është e vështirë. Shpresoj vetëm që në çdo moment të shoh ndershmëri”, u shpreh Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco