U sulmua me thikë në një qendër tregtare në Milano: Përfundon operacioni i lojtarit të Monzas, mësohet gjendja e tij

U sulmua me thikë në një qendër tregtare në Milano: Përfundon operacioni i lojtarit të Monzas, mësohet gjendja e tij

13:20, 28/10/2022

Mbrëmjen e së enjtes, në një qendër tregtare në periferi të Milanos, qendërmbrojtësi spanjoll Pablo Mari, i huazuar nga Arsenali te Monza, ishte viktimë e një sulmi me thikë ku u plagosën pesë persona. “Isha me fat. Pashë një person të vdekur para meje. Isha me fëmijën tim dhe ndjeva dhimbje torturuese në shpinë. Pastaj pashë këtë njeri që goditi me thikë dikë në fyt. Jam mirë”, tha ai në komentet e raportuara nga Gazzetta Dello Sport .

Image

Dhe sipas informacioneve të fundit nga Sky Sport Italia, lojtari 29-vjeçar, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin Niguarda me helikopter, iu nënshtrua një operacioni në muskujt e shpinës, i cili përfundoi me sukses. Pablo Mari nuk do të jetë në fushën e blertë për të paktën 2 muaj.

I mbërritur në klubin lombard, i 15-ti në Serie A pas 11 javësh, këtë verë me një opsion blerjeje nga Londra, mbrojtësi ka luajtur 8 ndeshje në formacionin e drejtuar nga Silvio Berlusconi, ish-president i Milan.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco