Kush do ta besonte se është më i ri se Ronaldo: Rooney befason fansat me pamjen e re

Kush do ta besonte se është më i ri se Ronaldo: Rooney befason fansat me pamjen e re

13:11, 28/10/2022

Një nga futbollistët më të mirë anglezë të të gjitha kohërave, Wayne Rooney, ka befasuar shumë fansat me pamjen e tij të re.

Rooney aktualisht është trajner i DC United, i cili është klubi i tij i dytë në karrierën e tij si trajner pas Derby County. Edhe pse 37 vjeçari luante futboll deri vitin e kaluar, ai ka ndryshuar jo pak kohët e fundit.

Gjatë karrierës së tij si trajner te DC United, Rooney mban një kapele në kokë dhe tani në rrjetet sociale janë publikuar foto nga një festë në Dubai ku Rooney ka treguar se si duket sot.

Sulmuesi i famshëm anglez shfaqet me flokë të thinjur dhe në peshë të konsiderueshme për moshën e tij.

Rooney ishte i shoqëruar nga boksieri i famshëm britanik Amir Khan në Dubai, por fotografia tërhoqi vëmendjen më të madhe për shkak të pamjes.

Image

Edhe pse bashkëmoshatarët e tij dhe kolegët edhe më të vjetër si Zlatan Ibrahimovic ende luajnë futboll aktiv dhe janë në formë të shkëlqyer fizike, Rooney duket sikur e ka përfunduar karrierën e tij shumë kohë më parë.

Fakti që Rooney është më i ri se miku dhe ish-shoku i tij te Man United Cristiano Ronaldo duket disi i pabesueshëm.

“Mos harroni si dukej”, “Koha i ndryshon njerëzit”, “Sikur po ngre pesha”, janë vetëm disa nga komentet për look-un e ri të Rooney-t.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco