Futbollisti i goditur me thikë shpjegon se çfarë ndodhi: Pashë një person të vdiste pranë meje dhe fëmijës tim

Futbollisti i goditur me thikë shpjegon se çfarë ndodhi: Pashë një person të vdiste pranë meje dhe fëmijës tim

09:13, 28/10/2022

Futbollisti i Arsenalit i huazuar në Monza, Pablo Mari, ka folur për herë të parë pas sulmit tronditës dhe tragjik që ndodhi mbrëmë jo shumë larg Milanos.

Agresori goditi me thikë gjashtë persona në një supermarket pranë Milanos dhe në fund një person vdiq. Mes të lënduarve është edhe futbollisti i Arsenalit, i cili prej këtij sezoni luan si i huazuar te Monza, Pablo Mari.

Jeta e mbrojtësit spanjoll nuk është në rrezik dhe ai do t'i nënshtrohet një operacioni për qepjen e dëmtimit të shkaktuar nga thika në zonën e muskulit të shpinës.

Mari foli me drejtorin e Monzas, Adriano Galliani, dhe fjalët e tij të para pas incidentit të madh u raportuan nga Gazzetta dello Sport.

"Isha me një fëmijë në një karrocë dhe ndjeva një dhimbje të padurueshme në shpinë. Më pas pashë që një burrë goditi një tjetër në fyt me thikë. Unë isha shumë me fat, pashë një burrë që vdiste para meje,” raporton media italiane fjalët e Mari.

Për fat të mirë, Pablo Mari është mirë dhe i vetëdijshëm kur mbërriti në urgjencë. Ai shoqërohej nga gruaja e tij.

"Pablo është një djalë i jashtëzakonshëm. Ai kishte forcën të bënte shaka, duke më thënë se do të ishte në fushë të hënën. Unë i solla atij përshëndetjet e presidentit Silvio Berlusconi dhe të gjithë shokëve të skuadrës që do të donin të vinin në spital, por ishte e pamundur”, tha drejtori Galliani, i cili shkoi menjëherë në spital dhe ndoqi të gjitha ngjarjet gjatë gjithë natës.

Sipas raportit zyrtar, futbollisti ka qenë duke ecur me bashkëshorten dhe djalin e tij në një karrocë. Ai papritmas ndjeu një dhimbje në shpinë, të ngjashme me një ngërç të fortë, dhe më pas pa një person tjetër të goditur me thikë në fyt.

Thika ka përfunduar disa centimetra larg nga mushkëria. Mari e ka kaluar natën në spital, ndërsa sot do t'i nënshtrohet një operacioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco