VIDEO/ Një nga gafat më të mëdha në historinë e futbollit, shihni rastin e humbur nga lojtari i Shakhtar

VIDEO/ Një nga gafat më të mëdha në historinë e futbollit, shihni rastin e humbur nga lojtari i Shakhtar

09:18, 26/10/2022

Lojtari i Shakhtarit, Danilo Sikan, mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Celtic, bëri një nga gabimet më të mëdha në historinë e këtij kompeticioni.

Në minutën e 72-të, kur rezultati ishte 1-1, lojtarët e Shakhtarit ndërmorën një kundërsulm rrufeshëm dhe diferencën e bëri Mudrik, i cili u shkëput nga mbrojtja dhe i pandalshëm u nis drejt portës së Celtic.

 

Kur doli para portës, ai u tregua altruist dhe asistoi për shokun e tij të skuadrës, Sikan, i cili ishte i vetëm dhe nuk kishte as lojtarë kundërshtarë, as portier, por as kjo nuk i mjaftoi për të shënuar gol .

Sikan u përpoq të godasë topin me këmbën e majtë, por e bëri shumë keq dhe sfera përfundoi jashtë.

 

Rasti i humbur prej tij, siç pritej, u bë menjëherë hit në rrjetet sociale dhe për një arsye konsiderohet si një nga gabimet më të mëdha në historinë e Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco