Chelsea siguron kualifikimin, Broja futet si zëvendësues në suksesin ndaj Salzburgut

Chelsea siguron kualifikimin, Broja futet si zëvendësues në suksesin ndaj Salzburgut

20:42, 25/10/2022

Chelsea mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Salzburg me rezultatin 1-2.

Në ndeshjen e vlefshme për Grupin E të Champions League, “Blutë e Londrës” gjetën avantazhin në pjesën e parë me anë të Mateo Kovacic.

Por, në pjesën e dytë, austriakët surprizuan dhe barazuan në të 49-tën me anë të Adamu.

Gjithsesi, anglezët e kaluan shpejt momentin e vështirë dhe nisën ofensivën në kërkim të avantazhit, i cili do të vinte në minutën e 64-të falë një goli të bukur të Kai Havertz.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, teksa në minutën e 75-të pjesë e sfidës u bë edhe Armando Broja.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea udhëheq grupin me 10 pikë, ndërsa Salzburg mbetet në vendin e dytë me gjashtë pikë. Një grup në të cilin gjenden edhe Milan me Dinamo Zagreb.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco