Del Piero beson te Juventusi: Janë të aftë për gjithçka

Del Piero beson te Juventusi: Janë të aftë për gjithçka

20:19, 25/10/2022

Alessandro Del Piero beson ende se Juventus mund t’i shpëtojë dështimit në këtë sezon.

Legjenda e bardhezinjve thekson se nëse skuadra gjen ritmin e duhur, atëherë është aftë për gjithçka, ndërsa nga ana tjetër, nuk ngurron të komentojë edhe merkaton e drejtuesve.

"Juventus kaloi dhe po kalon ende një moment të vështirë, po kërkon me çdo kusht të ringrihet. Napoli nuk është i paarritshëm në kampionat edhe pse të kaltrit po bëjnë shumë mirë. Megjithatë, nëse Juventus gjen versionin e saj më të mirë, atëherë është e aftë për gjithçka.

Merkato? Mendoj se Bremer ishte një goditje e madhe, të tjerët janë për t’u parë. Pogba nuk e kemi parë ende, e njohim kush është, por duhet parë në fushë. Por, llogaritë do të bëhen në fundin e vitit do të jetë një sezon anormal dhe mbetet për t’u parë si do të kthehen nga Botërori pasi konsiderohen yjet e këtij Juventusi”, u shpreh Del Piero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco