Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Shqipëria në provat e fundit para miqësores, zbulohet formacioni i trajnerit Reja

Shqipëria në provat e fundit para miqësores, zbulohet formacioni i trajnerit Reja

19:32, 25/10/2022

Shqipëria luan të mërkurën në orën 18:30 në Abu Dhabi, miqësoren ndaj Arabisë Saudite. Trajneri i kombëtares, Edy Reja ka grumbulluar për këtë test miqësor shumë lojtarë nga Superiorja teksa së fundmi është zbuluar edhe formacioni me të cilin italiani pritet të nisë ndeshjen.

Nga stërvitja e fundit e zhvilluar në Abu Dhabi, kuqezinjtë janë të rreshtuar me skemën e zakonshme 3-5-2. Në portë Kastrati, treshja në qendër është e përbërë nga Erdenis Gurishta i Vllaznisë, Eneo Bitri i Partizanit dhe Rudolf Turkaj i Laçit. Në krah pritet të aktivizohen dyshja e Partizanit Albion Marku dhe Andi Hadroj.

Ndërkohë, në qendër të mesfushës llogariten Arbnor Muçolli i Vejle, Ardit Deliu i Tiranës dhe Esat Mala i Vllaznisë. Ndërkaq, dyshja e sulmit pritet t’i besohet eksperiencës së Sokol Cikalleshit dhe shpejtësisë së Redon Xhixhës së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco