Courtois e pranon: Neuer ndryshoi rolin e portierit

Courtois e pranon: Neuer ndryshoi rolin e portierit

17:39, 25/10/2022

Thibaut Courtois ka vlerësuar Manuel Neuer të Bayern Munchen për ndikimin e tij të madh në popullarizimin e rolit të një portieri.

Portieri gjerman “vodhi” qendrën e vëmendjes gjatë Kupës së Botës 2014 për aftësitë e tij në ndalimin e topave.

Në të gjithë turneun e Brazilit, të cilin Gjermania e fitoi, ai pësoi vetëm katër gola.

Courtois që atëherë është përpjekur të ndjekë gjurmët e Neuer dhe pranon se numri 1 i Bayernit ishte njeriu që revolucionarizoi rolin e një portieri modern.

Me Neuer pati ndryshimin më të madh roli i portierit. Ajo që ai bëri në Kupën e Botës 2014 pati një ndikim të madh në atë që erdhi më pas. Portieri nuk ishte më vetëm djali që duhej të ndalonte topin”, tha Courtois.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco