Ancelotti: Kush ruhet për Botërorin të rrijë në shtëpi

Ancelotti: Kush ruhet për Botërorin të rrijë në shtëpi

15:00, 25/10/2022

Me afrimin e Kupës së Botës, Katar 2022 është e paevitueshme ndjesia se disa nga yjet e futbollit botëror, kërkojnë të shkojnë në takimin e madh në gjendjen më të mirë fizike, dhe mbi të gjitha duke u ruajtur nga dëmtimet që mund tu shkaktojnë mungesën. Gjithsesi në klubet respektive kërkohet maksimumi dhe një mesazh të qartë në këtë drejtim e jep trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti. Los Blancos po përjetojnë një periudhë të mirë, por me afrimin e Botërorit që rrezikon të shpërqëndrojë lojtarët, me teknikun italian që shprehet.

“Unë besoj se lojtarët mendojnë për Botërorin, por nuk duhet të kursehen në fushë. Nëse nuk dëshiron të përballesh me rrezikun e dëmtimit, atëherë më mirë rri në divan”, – një mesazh i qartë ky i Ancelottit për yjet e Realit, me teknikun që vazhdon, – “Është e mundur që të dëmtohesh edhe në stërvitje, në një kontakt me shokun e skuadrës. Kështu që kush ka frikë, më mirë të qëndrojë në shtëpi dhe të shikojë televizion, opsionet nuk mungojnë pasi ka shumë filma dhe seriale të bukura”.

Benzema , Vinicius dhe të tjerët janë të paralajmëruar, para se të mendojnë për Francën apo Brazilin, duhet të kryejnë detyrën me Realin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco