Serena ndryshon mendje: Nuk i thashë lamtumirë, shanset janë shumë të mëdha që të vazhdoj të luaj

Serena ndryshon mendje: Nuk i thashë lamtumirë, shanset janë shumë të mëdha që të vazhdoj të luaj

14:40, 25/10/2022

Tenistja legjendare amerikane dhe ndoshta më e mira në histori, Serena Williams, e përlotur i tha lamtumirë lojës aktive në muajin shtator. Shtatë javë më vonë, 41-vjeçarja tha se nuk kishte thënë lamtumirë.

Pas ndeshjes së raundit të tretë të US Open më 3 shtator, Williams i tha lamtumirën publikut në lot, falënderoi motrën e saj Venusin, e cila ishte frymëzim për arritjet e saj të mëdha në karrierën e saj... Madje ajo njoftoi para turneut se këto do të të jenë ndeshjet e saj të fundit profesionale.

Megjithatë, gjatë promovimit të kompanisë së saj të investimeve Serena Ventures në San Francisko, ajo ndryshoi historinë.

"Unë nuk u tërhoqa. Mundësia për t'u rikthyer në fushë është shumë e madhe. Pas US Open, nuk u përgatita për turne të reja dhe kjo është një ndjenjë shumë e çuditshme për mua. Nuk kam menduar të tërhiqem. Po mendoja më shumë për tranzicionin. Fjala më e mirë mund të ishte 'evolucion'. Mora pak kohë nga tenisi për t'u fokusuar në gjëra të tjera që janë të rëndësishme për mua, por kurrë nuk thashë që nuk do të luaja më tenis", tha Williams.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco