Shënoi 170 gola në 172 ndeshje në Brazil, PSG i ‘vjedh’ Barcelonës talentin 16-vjeçar

Shënoi 170 gola në 172 ndeshje në Brazil, PSG i ‘vjedh’ Barcelonës talentin 16-vjeçar

12:49, 25/10/2022

Edhe pse dukej se Barcelona do të arrinte marrëveshjen dhe do të blinte fëmijën talentuar brazilian Endrick nga Palmeiras, PSG u përfshi në histori dhe ua prishi planet.

Endrick Felipe Moreira de Sousa, i cili sapo mbushi 16 vjeç këtë vit, është futbollisti më i talentuar brazilian që ka shënuar 170 gola në 172 ndeshje për të rinjtë e Palmeiras.

Image

Endrick mund të arrijë në Evropë vetëm kur të mbushë moshën, e cila do të jetë në korrik 2024, por klubet e mëdha tashmë po kërkojnë që t’i blejnë kartonin.

Barcelona dukej si një destinacion i radhës shumë i mundshëm për të, por PSG iu bashkua garës për nënshkrimin e tij dhe sipas mediave braziliane ka një avantazh të madh.

Kontrata me Palmeiras ka një klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh, e cila sigurisht që nuk do të jetë problem për parisienët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco