Aston Villa blen trajnerin e ri për 6 milionë euro

Aston Villa blen trajnerin e ri për 6 milionë euro

12:02, 25/10/2022

Transferimet e trajnerëve të futbollit janë shumë të rralla, sidomos për shuma shumë milionëshe dhe pikërisht kjo ka ndodhur mbrëmë në Premier League.

Mbrëmë Aston Villa njoftoi se Unai Emery (50 vjeç) është trajneri i tyre i ri për të pasuar Steven Gerrard, i cili u shkarkua javën e kaluar.

Ish-trajneri i Arsenalit, Emery deri më tani drejtonte Villarrealin dhe Aston Villa e bleu nga klubi spanjoll për 6 milionë euro.

ImageImage

Emery, katër herë fituesi i Ligës së Evropës, do të ulet në pankinën e Aston Villa më 1 nëntor pasi të jenë përfunduar formalitetet e lejes së punës.

Aston Villa është e 14-ta në tabelë me 12 pikë dhe ndeshet me vendin e katërt, Newcastle, të shtunën, ndërsa Emery do të ulet në stol për herë të parë më 6 nëntor në ndeshjen e javës së 15-të kundër Manchester United.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco