Ter Stegen arrin rekordin historik në Spanjë

Ter Stegen arrin rekordin historik në Spanjë

15:35, 24/10/2022

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka bërë histori në La Liga, ndërsa ka mbajtur 9 herë portën të paprekur në 11 ndeshje të zhvilluara deri tani.

Një moment historik i pa arritur kurrë më parë. Gjermani nuk ka pësuar gola ndaj Athletic Bilbaos, që është makthi i tij i tretë më i keq (21 gola të pësuar në 21 ndeshje) pas Bayern Munich (30 gola) dhe Real Madrid (24 gola në 17 ndeshje).

Deri tani në Spanjë ai ka pësuar gola vetëm ndaj Real Sociedad (Isak) dhe Real Madrid (Benzema, Valverde dhe Rodrygo).

Në mes të këtyre dy sfidave ai mbeti i pamposhtur për 636 minuta, rekordi i dytë i pamposhtur i klubit, pas 755 minutave të Claudio Bravo në sezonin 2014-2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco