Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Donjeta Sadiku e dëshpëruar me shtetin: Fitova medalje historike, nuk pata asnjë pritje

Donjeta Sadiku e dëshpëruar me shtetin: Fitova medalje historike, nuk pata asnjë pritje

08:58, 24/10/2022

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka thënë se është një ndjenjë e papërshkruar, fitimi i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian.

“Para disa muajve solla medaljen e parë për seniore në Kampionatin Botëror, ashtu edhe tani në Kampionatin Evropian. Një ndjenjë jashtëzakonisht e papërshkruar. Kam shkruar një histori për pak muaj, por për një vit shkruajta dy histori”, tha Sadiku.

“Po më bën të lumtur për faktin që këtë histori po e shkruajmë dy femra, unë dhe trajnerja Marjola Sallauka”, shtoi ajo.

Megjithatë, Sadiku tha se përkundër ndjenjës së fitores, në Kosova ka qenë e dëshpëruar me shtetin, pasi askush nuk doli për ta pritur.

“Kur kam ardhur, në Kosovë kam qenë shumë e dëshpëruar me shtetin tim, nuk e kam pasur një përkrahje siç kam menduar se do ta kem, kam menduar se do të jetë ndryshe pasi fitova medaljen e parë. Unë ushtroj në një sallë e cila nuk plotëson kushtet, nuk ka as tatami, është beton, kam çuar kërkesa, por nuk më është përgjigjur asnjë kërkesë”, tha medalistja.

“Edhe kur e fitova këtë medalje evropian nuk kam pasur ndonjë pritje nga shteti, është medalje e dytë, është medalje historike, dhe nuk pata asnjë pritje, përveç kryetarit Enver Krasniqi, të cilin e falënderoj shumë”, u shpreh Sadiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco