Gabimet e portierit i kushtojnë Tottenhamit

Gabimet e portierit i kushtojnë Tottenhamit

19:56, 23/10/2022

Tottenhami i Antonio Contes pëson humbje e dytë radhazi në Premier League dhe të tretën në pesë ndeshjet e fundit.

Pas dështimit në “Old Trafford” përballë Manchester United (2-0), Spurs-at u mposhtën 1-2 në “Tottenham Hotspur Stadium”, në Londër, kundër Newcastle, me “Magpies” që ngjiten në vendin e katërt në elitën e futbollit elitar anglez.

Një humbje që i faturohet më së shumti portierit francez, Hugo Lloris, pasi të dy golat që pësuan londinezët erdhën nga gabimet ose më saktë vetëbesimi i tepruar i “gardianit” veteran.

Në rastin e golit të parë, Lloris gaboi në dalje, edhe pse mund të kishte qenë faull në favor të tij, duke i dhënë mundësi Wilson të shënonte me lehtësi nga distanca (31’).

Vetëm pak minuta më vonë, dha një pasim të gabuar në të majtë, me topin që u kontrollua nga lojtarët kundërshtarë, për aksionin që u përmbyll me golin e Almiron.

Skuadra e Contes u duk e pafuqishme për të kthyer rezultatin, edhe pse goli i shënuar nga Harry Kane në minutën e 54-t e mbajti të hapur ndeshjen deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco