Pas tërheqjes nga futbolli, Ribery zbulon të vërtetën tronditëse: Më duhet të operohem për të jetuar normalisht

Pas tërheqjes nga futbolli, Ribery zbulon të vërtetën tronditëse: Më duhet të operohem për të jetuar normalisht

13:25, 23/10/2022

Futbollisti i famshëm francez dhe legjenda e Bayern Munichut, Franck Ribery i ka dhënë fund karrierës së tij të pasur në moshën 39-vjeçare, ndërsa dje ka luajtur ndeshjen e fundit për Salernitanën kundër Spezias, pas së cilës i ka dhënë lamtumirën në lot.

Pasi ‘vari këpucët e futbollit në gozhdë’, dolën në dritë detaje tronditëse, kështu, ish-ylli i Bayernit në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” zbuloi se problemet e tij në gju duhej të trajtoheshin në mënyrë kirurgjikale dhe se nuk mund të ecte normalisht.

"Më pak se një muaj më parë isha në Munich dhe kërkova këshilla mjekësore. Mendova se ndoshta mund të gjendej një zgjidhje. E vërteta është se do të më duhet një operacion që të mund të bëj një jetë normale," befasoi Ribery me mirësinë e tij, kështu vazhdoi:

"Tre muaj më parë u ndjeva mirë, dhe më pas në korrik ndjeva dhimbjet e para në gju. Në ndeshjen kundër Romës luajta pavarësisht dhimbjes. Papritur dhimbja u bë gjithnjë e më e fortë. Unë nuk jam një person i brishtë, por unë nuk mund të lëvizja për tre ditë pas kësaj. Mjekët thanë se ishte shumë serioze. Nuk mund ta besoja se isha i detyruar t'i jepja fund karrierës. Doja të vendosja vetë se kur të ndaloja së luajturi", tha asi legjendar.

 

 

Ribery la gjurmë te Bayern, ku luajti për 12 vjet. Gjatë asaj kohe, ai fitoi në nëntë tituj kampion, si dhe u bë kampion evropian në vitin 2013, kur ishte një nga më meritorët për trofeun prestigjioz të Champions League.

Në kombëtaren franceze konsiderohet legjendë me 81 paraqitje. Ai ishte pjesëtar i gjeneratës së famshme që fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Gjermanisë në vitin 2006.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco