Rrahje, kërcënime dhe pështyma, Ronaldo Fenomeni kujton kohët e vështira në futboll

Rrahje, kërcënime dhe pështyma, Ronaldo Fenomeni kujton kohët e vështira në futboll

11:59, 23/10/2022

Fenomeni Ronaldo ka rrëfyer për të përditshmen prestigjioze për Gazzetta dello Sport fillimet e tij dramatike në botën e futbollit.

“Ndeshjet nuk ishin si sot kur ka 15-20 kamera, në një El Clasico 60, në Kupën e Botës një mijë. Sot mund të shihni gjithçka. Në kohën time mbrojtësit të kërcënonin, të pështynin, të rrihnin, me duar, me këmbë, në çdo mënyrë, unë jam rritur si i mbijetuar.

“Një kujtim: Duhet të isha 16 vjeç, po luaja me Cruzeiro. Ndeshja e kampionatit shtetëror kundër Caldense. Tashmë po bëja emër, flisja por nuk dija çfarë thoja.

“Intervistë para ndeshjes: ‘Do të shënoj tre gola’. Ne dalim në fushë dhe pas dy minutash, me topin që në mbrojtjen tonë dhe të gjithë të fokusuar në atë zonë të fushës, më vjen mbrojtësi dhe ‘bam!’, më gjuan me grusht në gojën time. Unë kisha mbajtëse dhe filloj të më rrjedh gjak. Loja ndalet, por askush nuk ka parë gjë.

Image

“Unë pështyj pak gjak dhe largohem. Djali më afrohet dhe më thotë: ‘Mëso të flasësh, ti sot këtu, s’ka shanse të shënosh 3 gola gola. Më mirë merr 3 grushte në dhëmbë, bir k…'”.

Ronaldo qesh dhe vazhdon: “Unë jam aty i tmerruar, një djalë i vogël që kam përballë një burrë të gjatë, të fortë, që më rreh dhe askush nuk më mbron. Kalojnë edhe 5 minuta të tjera, shënojnë ata.

“Të gjithë festojnë, askush nuk shikon dhe unë marr goditjen e dytë. Dhe para pushimit, siç më premtoi, edhe të tretën. U ktheva në dhomat e zhveshjes me fytyrë të fryrë. Fituam 3-1 dhe shënova tre golat. Nëse i konsiderojmë grushtet ndeshja përfundoi barazim. Dhe nuk ka imazhe”. telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco