Shkëlqeu ndaj Fiorentinës, flet Lautaro Martinez: Dua të bëhem simbol i klubit të Interit

Shkëlqeu ndaj Fiorentinës, flet Lautaro Martinez: Dua të bëhem simbol i klubit të Interit

10:29, 23/10/2022

Inter arriti të siguronte tri pikë të rëndësishme në Firence, teksa mundi Fiorentinën me rezultatin 3-4 në frymën e fundit falë golit të Mkhitaryan.

Lojtari i ndeshjes ishte padyshim argjentinasi Lautaro, pasi shënoi dy gola dhe asistoi golin e parë të Barella. Pas kësaj fitoreje, sulmuesi zikaltër foli për mikrofonat e “Sky Sport”.

“ Ndjehem mirë, jam i lumtur këtu. Shpresoj të bëhem një flamur, një simbol i këtij klubi. Kam një kontratë me Interin dhe mendoj vetëm për këtë ekip. Shpresojmë të vazhdojmë kështu me këto ritme”, është shprehur “El Toro”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco