Dani Alves dëshiron të blejë klubin portugez

Dani Alves dëshiron të blejë klubin portugez

10:08, 23/10/2022

Aktualisht një lojtar i UNAM Pumas në Meksikë pas largimit nga Barcelona korrikun e kaluar, Dani Alves (39)kërkon të bëhet edhe sipërmarrës. Sipas gazetës portugeze Record, mbrojtësi brazilian me një karrierë të jashtëzakonshme dëshiron të blejë klubin portugez të kategorisë së tretë, Amora, që ndodhet jo shumë larg Lisbonës (rreth 20 km). Klubi portugez është në pronësi të 75% të grupit spanjoll Odemira Capital.

Ish-lojtari i Juventusit dhe PSG-së është pjesë e një ekipi investitorësh që duan të merren me këtë projekt. Diskutimet tashmë janë zhvilluar me Jose Maria Gallego, biznesmen, president i SAD dhe aksioner mazhorancë i klubit portugez, edhe pse për momentin janë në një fazë fillestare. Është gjithashtu e paqartë nëse Dani Alves dëshiron të marrë përsipër të gjithë klubin apo një pjesë të tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco