Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Ish-mesfushori i Partizanit mposht sëmundjen e rëndë

Ish-mesfushori i Partizanit mposht sëmundjen e rëndë

15:46, 21/10/2022

Prej disa muajsh Besnik Feratit iu desh të linte fushën e lojës për t’u ndeshur me një sëmundje të rëndë.

Ditët e fundit, ish-mesfushori i Partizanit, i cili ka fituar edhe titullin kampion me të kuqtë, ka arritur ta mposhtë sëmundjen dhe është shëruar plotësisht.

Lajmi është dhënë nga mediat maqedonase, teksa së shpejti 22-vjeçari do të nisë stërvitjen për të qenë sa më shpejt gati për skuadrën e Shkupit, ku bën pjesë aktualisht.

Një lajm tejet i mirë, që lumturon gjithë familjarët, tifozët dhe dashamirësit e tij.

Ferati ka luajtur me fanellën e Partizanit për rreth dy vite e gjysmë në periudhën gusht 2018 deri në janar 2021, për të kaluar më pas tek Akademija Pandev dhe së fundmi Shkupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco