VIDEO-SYRI TV/ Gjici sulmon tifozët e Kukësit: Nuk dua tifozë, që pinë raki...!

17:04, 20/10/2022

Pas 2 ndeshjesh dënim pa tifozë, Kukësi pret të shtunën mbështetjen e një stadiumi të mbushur plot nga tifozët. Por presidenti i nderit, Safet Gjici, ka paralajmëruar në konferencën për shtyp, se nuk do të lejojë që të futet në tribuna tifozë që pinë raki, shkatërrojnë stadiumin dhe prishin imazhin e qytetit

Nga SYRI TV

Pas ngjarjes me Tedi Carën, ku sulmuesi i Partizanit u godit me shishe dhe u gjakos në fytyrë, Kukësi, shleu dënimin dhe këtë fundjavë stadiumit “Kukës Arena” do t’i rikthehen tifozët për duelin ndaj Egnatias.

Në një konferencë për mediat këtë të enjte, Presidenti i Nderit i Kukësit, Safet Gjici, ka sulmuar tifozët verilindorë, duke i cilësuar një pjesë prej tyre si shkatërrimtarë të stadiumit dhe dëmtues të imazhit të skuadrës dhe qytetit.

‘Kërkojmë mbështetjen e tifozëve pasi u kthyem në Kukës që të fitojmë të gjitha ndeshjet. Ky stadium është pronë e të gjithëve. Nuk duhet të lejojmë që të vijnë palo tifozë për të shkatërruar ndeshjen që pinë raki dhe hedhin sende të forta në fushë.

Unë nuk do të lejoj më që këta tifozë të bëjnë të tilla gjestesh. Nuk duhet të bëjnë gjëra të shëmtuara”, ka thënë Safet Gjici.

Për sa i përket aspektit sportiv, Gjici vlerëson kthesën e skuadrës te rezultatet pozitive.

“Natyrisht që rezultatet tregojnë se Kukësi ka ekip. Është puna e mirë e trajnerit me rezultate dhe e shoh në ngjitje por kanë akoma për të dhënë. Kampionati është i gjatë dhe nuk e percaktojnë 3 ndeshje. Ishte fillimi më i keq por besoj se e ka marrë veten. Duhet të jemi me këmbë në toke sepse të gjitha ekipet janë aty-aty. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të marrim ndeshjet një nga një e të shkojmë te objektivi që kemi”, është shprehur presidenti i nderit i klubit kuksian.

Ndeshja Kukësi-Egnatia do të luhet të shtunën në orën 15:00, në stadiumin “Kukës Arena”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco