Ballkani rikthehet te suksesi, Drenica fiton në transfertë!

Ballkani rikthehet te suksesi, Drenica fiton në transfertë!

15:35, 20/10/2022

Pas barazimit në transfertë ndaj Drenicës, Ballkani i Ilir Dajës është rikthyer te suksesi në kampionat teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 2-0, Trepçe ’89. Dy golat e ndeshjes u shënuan në fraksionin e dytë të lojës teksa ai që hapi llogaritë e takimit ishte Ermal Krasniqi në minutën e 48-të.

Ndërkohë, vendasit nuk hoqën dorë dhe vijuan me sulmin teksa u shpërblyen në të 78-tën falë Albion Rrahmanit që shndërroi saktësisht në gol një 11-metërsh. Pas këtij suksesi, Ballkani ngjitet në kuotën e 25 pikëve në vend të dytë, dy pikë larg kryesuesve të Dritës, por me dy ndeshje më pak se ata.

Në ndeshjen tjetër të kampionatit në Kosovë, Drenica mposhti Gjilanin në transfertë me rezultatin 0-2. Edhe në këtë ndeshje, golat erdhën në fraksionin e dytë të lojës, madje në fundin e saj. Në të 81-tën zhbllokoi shifrat Meziu ndërsa pesë minuta më pas Veliqi realizoi golin e sigurisë. Pas këtij trepikëshi, Drenica renditet në vendin e pestë me 15 pikë ndërsa Gjilani është në vend të katërt me 18 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco