Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë në Drin një prej të miturve. Dyshohet se…

Lëvizje e çuditshme e liderit të Liverpool: Van Dijk 'prish' pikën e bardhë të penalltisë, West Ham gabon

Lëvizje e çuditshme e liderit të Liverpool: Van Dijk 'prish' pikën e bardhë të penalltisë, West Ham gabon

22:15, 19/10/2022

Futbollisti i Liverpool-it dhe lideri në dhomën e zhveshjes, Virgil van Dijk, bëri një lëvizje e cila po bën bujë në Angli dhe kjo ndodhi para penalltisë për West Hamin në ndeshjen e Premier League.

Në fund të pjesës së parë të ndeshjes mes Liverpool-it dhe West Ham-it, është akorduar penallti për mysafirët nga Londra, kur rezultati ishte 1-0 në favor të “Të kuqve”.

Holandezi shkoi te pika e bardhë dhe tentoi ta shkatërronte. Ai "gërmoi" pikën e bardhë dhe kështu bëri një vrimëtë vogël në mënyrë që rivali i tij të mos arrinte të shënonte gol.

Për t'i bërë gjërat më të çuditshme, Jarrod Bowen humbi penalltinë. Më saktë, ai u shpëtua nga Alisson, që do të thotë se lëvizja e Van Dijk nuk solli aq sa donte ai vetë, por megjithatë skuadra e tij kaloi pa pësuar gol.

Sigurisht që kjo lëvizje tërhoqi shumë vëmendje në rrjetet sociale. Ndërsa ai është një hero për tifozët e Liverpool për këtë truk të zgjuar, tifozët neutralë e kanë etiketuar këtë veprim si jo sportiv.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco